» Kush do të jenë ministra në qeverinë Rama 3? Analisti bën parashikimin ‘ogurzi’: Këdo që të zgjedhë, dhe sado të formuar që të jenë…

Kush do të jenë ministra në qeverinë Rama 3? Analisti bën parashikimin ‘ogurzi’: Këdo që të zgjedhë, dhe sado të formuar që të jenë…

Analisti Artan Hoxha, ka bërë parashikimin e tij mbi emrat që do të jenë pjesë e qeverisë Rama 3, që sipas tij pavarësisht formimit nuk do të jenë as më pak dhe as më shumë se kukulla të kryeministrit.

Hoxha tha se pavarësisht emrave që Rama do të zgjedhë për ministra, dhe sado të shkolluar që ata të jenë, qeverisja e mandatit të tretë do të jetë dhe më e keqe se ajo e dy mandateve të para.

“Në qeverinë Rama 3 pres që të fuqizohet vetëm i pari, ku ministrat më shumë do të jenë si zëvendësministra, ky është trendi më i frikshëm i mundshëm, është natyrë e qeverisjeve që bëhen gjithnjë e më shumë autoritare.

Mund të kemi ndryshim emrash, por asnjë prej tyre nuk bën asgjë. A kanë integritet dhe pavarësi politike këta ministra? E shoh që sado të shkolluar të jetë ata njerëz, nuk do jenë më shumë se kukulla në duart e Ramës. Qeverisja e mandatit të tretë e zotit Rama, pres që të jetë edhe më keq se mandati i dytë”, tha Hoxha.

360grade.al

Rama dhe OpenBallkan gjeopolitika e tij e “shalqirit të Konispolit!”

Të tjera