» Religjioz, ish-komando, i pasur, profili i kryeministrit të ri izraelit

Religjioz, ish-komando, i pasur, profili i kryeministrit të ri izraelit

Marrëveshja për bashkëqeverisje të partive Yamina dhe Yesh Atid në Izrael, i dha fund pushtetit të Netanyahu pas 12 vitesh, dhe i dha vendit të Lindjes së Mesme një kryeministër të ri.

Por kush është Naftali Bennett, lideri i partisë së djathtë Yamina?

Bennett ka qenë me vite një aleat solid i ish-kryeministrit Netanyahu. Ish-komando, shumë afër qarqeve lobuese në Shtetet e Bashkuara falë së kaluarës së tij.

Naftali Bennett

Ai ka qenë një sipërmarrës tejet i suksesshëm në fushën e teknologjisë së lartë. Produktet e tij në fushën  e sigurisë kompjuterike i mundësuan transferimin në Nju Jork për disa vite, ku shiti kompaninë e tij për 140 milionë dollarë.

Bennett kur ishte komando i ushtrisë izraelite

Bennett ka qenë një mbështetës i hershëm i kolonive hebraike në territorin e pushtuar, si dhe kundërshtar po aq i fortë i krijimit të një shteti palestinez.

Ish-lider i lëvizjes kryesore pro kolonive, Yesha, Benett e ka bërë aneksimin e territorit të pushtuar në 1967 një pjesë kryesore të platformës politike.

Koalicioni i Bennett me ish-gazetarin Yair Lapid duket i çuditshëm, në shikim të parë. Yamina i drejtohet pjesës më fetare të elektoratit, ndërkohë që Yesh Atid shtresës së mesme me qasje perëndimore, por gjithçka duket e harruar në funksion të kompromisit politik që si objektiv madhor ka eliminimin politik të Netanyiahu.

Marrëveshja parashikon drejtimin e Bennet deri në vitin 2023, dhe më pas një rotacion ku do të jetë Yair Lapid kryeministri.

360grade.al

50 milionë mesazhe për të “vrarë” Lulzim Bashën! Por…

Të tjera