» Artur Zheji zbulon projektet e tij të reja, a do ta shohim në teatër së shpejti?

Artur Zheji zbulon projektet e tij të reja, a do ta shohim në teatër së shpejti?

Të gjithë jemi kuriozë që të rishohim Artur Zhejin në skenë, dhe te Ola ai zbuloi më tepër rreth projekteve të tij.

Zheji theksoi se kushtet në të cilat punojnë artistët shqiptarë dhe mënyra se si trajtohen ata, nuk është kurrsesi në nivele e duhura, pasi jemi një vend shumë i varfër. “Janë disa mekanizma shumë të vështira për t’u shpalosur, si një guackë që ka një perlë shumë të shtrenjtë dhe është shumë e vështirë për t’u hapur, duhen disa kushte në mënyrë që perla të dalë. Edhe artistët që të japin maksimumin e tyre duan një përkujdesje shumë e madhe”, theksoi ai.


Ai zbuloi se së bashku me Ndriçimin kishin folur për të vënë në skenë disa nga veprat e tij, por theksoi se kushtet ishin të vështira pasi nuk ka një teatër kombëtar dhe tek “ArTurbina” mungon akustika.

Zheji kujtoi në studio edhe fjalët e të madhit Pirro Mani ndërkohë që i dërgoi një mesazh mirënjohje familjes së tij, “Zheji, Hamlet ka vetëm një, vënie në skenë të Hamletit ka shumë. Shkruaje ti Hamletin tënd!”, me këto fjalë profesori e nxiste të shkruante dramat e tij, pasi sipas Pirro Manit ato janë më jetëgjatë se regjitë e dramave.

Analisti tregoi se ka disa ide, shumë prej tyre i ka shkruar dhe duhet vetëm t’i përfundojë, ndërkohë ai zbuloi se së shpejti do të nxjerrë një roman.

360grade.al

50 milionë mesazhe për të “vrarë” Lulzim Bashën! Por…

Të tjera