» Artur Zheji flet për marrëdhënien që ka patur me babain Petro Zhejin: Dashuri e pazakontë, linda mbret në sytë e tij

Artur Zheji flet për marrëdhënien që ka patur me babain Petro Zhejin: Dashuri e pazakontë, linda mbret në sytë e tij

Artur Zheji është i biri i eruditit Petro Zheji dhe aktores se mirënjohur Besa Imami. Në “Dola te Ola” ai rrëfeu se nuk ka qenë e lehtë që të mbajë peshën e ketyre dy mbiemrave.

Arturi është fëmijë i vetëm, dhe kujtoi se shpeshherë nxënës të babait të tij kanë qenë kandidatë për vëllezër, pasi i thoshin të madhit Petro Zheji, “Unë jam djali yt shpirtëror”.

Analisti zbuloi se ai dhe i ati kanë patur një lidhje dhe dashuri të pazakontë, dhe se ai donte që të përçonte tek i biri jo vetëm pjesë të dijes së tij por edhe të energjisë. Ai tha se për Petro Zhejin emri kishte një rëndësi të veçantë dhe lidhej me atë çka njeriu do të bëhej në jetë, ndaj ai ia kishte vendosur të birit emrin e mbretit Artur.
Artur Zheji tha se ai lindi mbret në sytë e të atit dhe kjo nuk mund të zhbëhej, por siç pohoi, duhet ende shumë punë që të arrijë aty ku Petro Zheji do të dëshironte.

Artur Zheji studioi për regjisurë në Institutin e Lartë të Arteve në konflikt të plotë me prindërit, pasi babai donte që ai të bëhej fizikan. Nëna edhe pse vetë ishte aktore nuk dëshironte aktrimin për të birin, pasi sipas saj kishte shumë vuajtje dhe vetëm dy rrugë: ose duhet të bëhej i pari ose s’duhet të ishte fare.

360grade.al

50 milionë mesazhe për të “vrarë” Lulzim Bashën! Por…

Të tjera