» Përdhunimi në grup i 15 vjeçares në Mirditë, reagon Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Përdhunimi në grup i 15 vjeçares në Mirditë, reagon Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka dënuar ashpër rastin e përdhunimit të një 15 vjeçareje në Mirditë.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë janë arrestuar 5 persona, një prej të cilëve i dashuri i së miturës. Personat e arrestuar për ngjarjen janë: Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe A.Gj, shtetasi 17 vjeçar.

Gajda dënon me ashpërsi aktin çnjerëzor të dhunimit seksual të të miturës dhe nxit policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Lezhës të zhvillojnë një hetim rigoroz, duke nxjerrë përgjegjësitë penale dhe vënien para drejtësisë së autorëve.

Komisioneri kërkon më tej që të ofrohet përkujdesje psikologjike e specializuar për të miturën, duke shtuar se duhet bërë më shumë për parandalimin e të tillave ngjarjeve.

Reagimi:

Deklaratë për mediat
18/05/2021

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u njoh përmes mediave të ngjarjes së rëndë në Mirditë, të shfrytëzimit seksual në grup të një të miture.

Komisioneri Dr. Gajda dënon me ashpërsi aktin çnjerëzor të dhunimit seksual të të miturës dhe nxit policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Lezhës të zhvillojnë një hetim rigoroz, duke nxjerrë përgjegjësitë penale dhe vënien para drejtësisë së autorëve.

Në këtë kontekst, është e rëndësishme ofrimi i një përkujdesje psikologjike të specializuar të miturës nga ana e strukturave shtetërore, por edhe mbrojtje per te mituren dhe familjen e saj.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi vlerëson se duhet të bëhet më shumë në parandalimin e dhunës seksuale ndaj të miturve.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda

360grade.al

50 milionë mesazhe për të “vrarë” Lulzim Bashën! Por…

Të tjera