» Abuzimi seksual me 15-vjeçaren, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: E dënojmë ashpër!

Abuzimi seksual me 15-vjeçaren, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: E dënojmë ashpër!

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka reaguar në lidhje me abuzimin seksual që pesë burra i bënë një 15-vjeçareje në Mirditë.

Përmes një deklarate për mediat, Komisioneri shprehet e dënon me ashpërsi aktin çnjerëzor të dhunimit seksual të të miturës dhe nxit policinë e Shtetit për një hetim rigoroz.

Po ashtu, në deklarata shtohet se është e rëndësishme që të miturës t’i ofrohet një përkujdesje psikologjike e specializuar ana e strukturave shtetërore.

“Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u njoh përmes medieve të ngjarjes së rëndë në Mirditë, të shfrytëzimit seksual në grup të një të miture. Komisioneri Dr. Gajda dënon me ashpërsi aktin çnjerëzor të dhunimit seksual të të miturës dhe nxit policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Lezhës të zhvillojnë një hetim rigoroz, duke nxjerrë përgjegjësitë penale dhe vënien para drejtësisë së autorëve.

Në këtë kontekst, është e rëndësishme ofrimi i një përkujdesje psikologjike të specializuar të miturës nga ana e strukturave shtetërore, por edhe mbrojtje për të miturën dhe familjen e saj. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi vlerëson se duhet të bëhet më shumë në parandalimin e dhunës seksuale ndaj të miturve. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda.”

360grade.al

50 milionë mesazhe për të “vrarë” Lulzim Bashën! Por…

Të tjera