» Detaje të reja nga përdhunimi në grup i 15-vjeçares në Rrëshen, ky është i dashuri i vajzës që e shantazhoi

Detaje të reja nga përdhunimi në grup i 15-vjeçares në Rrëshen, ky është i dashuri i vajzës që e shantazhoi

Vajza mësohet se në fillim është ngacmuar nga Artan Kaçorri, 31-vjeç i cili shkonte në shkollë dhe e ngacmone.

Bëhet me dije se fillimisht vajza që është në klasën e 9-të dyshohet se ka pasur marrëdhënie me 31-vjeçarin  Artur Kaçorri, i cili është njëri prej 5 personave të arrestuar, dhe më pas të gjithë ata e kanë shantazhuar dhe detyruar atë që t’iu bindet, duke e kërcënuar me një video që kishin ndaj saj.

Gazetarja e Fax News në Lezhë Brixhilda Deda, e cila ka shkuar në fshatin ku jetonte e mitura raporton se familja e saj ndodhej në kushte shumë të vështira ekonomike.

Mësohet se mamaja i ka gjetur të miturës një telefon që nuk ishte blerë prej tyre, dhe në këtë moment kanë lindur dyshimet. Më pas së bashku me familjarët e mitura ka bërë denoncim në komisariatin e Policisë së Lezhës, për 5 personat e dyshuar të cilët u arrestuan nga Policia.

Personat e arrestuar për ngjarjen janë: Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe A.Gj, shtetasi 17 vjeçar.

Në shkollën ku e mitura mësonte askush nuk pranon që të flasë, ndërsa shprehen se abuzimi nuk ka ndodhur në ambientet e institucionit, dhe në orët në vijim do të jetë drejtoria rajonale arsimore që do të japë një qëndrim për këtë ngjarje të rëndë.

Si e mitura ashtu dhe familja e saj ndodhen në një gjendje të rënduar psikologjike, dhe po marrin ndihmë psikologjike.

360grade.al

50 milionë mesazhe për të “vrarë” Lulzim Bashën! Por…

Të tjera