Big Brother do të rikthehet në ekran, pas një pushimi që nga Big Brother 9, në vitin 2017.

Përgjatë viteve kur është zhvilluar, ky format i ka kthyer njerëzit e zakonshëm në personazhe të famshëm dhe të dashur për publikun. Sipas njoftimit të Top Channel, këtë herë do të jetë ndryshe pasi kemi të bëjmë me Big Brother Vip.

Do të jenë personazhe tashmë të njohur për publikun, të cilët do të gjenden në situata jashtë kornizave të tyre të famës dhe të karrierës.

‘Big Brother Vip’ vjen në Top Channel/ Së shpejti nisin audicionet për banorët e shtëpisë

Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj.

Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë PERSONAZHE VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme.
Top Channel ka blerë të drejtat ekskluzive për realizimin e këtij spektakli dhe studiot dhe ambjentet ku do qendrojne te famshmit e ‘Big Brother Vip’ te edicionit te pare janë gati. Studio me e re e Top Channel, me emrin Nova është ndërtuar për spektakle të tilla madhështore.”