» Plagosje me thika gjatë natës pranë zyrave elektorale të LSI në Sauk. Dyshohet për…

Plagosje me thika gjatë natës pranë zyrave elektorale të LSI në Sauk. Dyshohet për…

Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë në zonën e Saukut në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë zyrave të LSI-së në këtë zonë.

Të plagosur kanë mbetur shtetasi me iniciale R.D dhe O.D, të moshave 23 dhe 25.

Plagosja ka ndodhur në orët e mesnatës. Policia sipas News 24, ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, nga ku është evidentuar se autorët janë larguar me dy automjete të ndryshme, të tipit “Benz” dhe “Audi”.

360grade.al

Nuk i pashë në fushatë kundër Ramës, sot të gjithë në fushatë kundër Lulit… (Pse?!)

Të tjera