» Covid-19 /Shënohen 37 raste të reja në 24 orët e fundit në qarkun e Beratit

Covid-19 /Shënohen 37 raste të reja në 24 orët e fundit në qarkun e Beratit

Edhe sot dominojnë mes të prekurve moshat e reja. Të infektuar edhe disa edukatore dhe sanitare kopshti

Tridhjetë e shtatë është numri i rasteve të infektimeve në qarkun e Beratit në 24-orët e fundit, ndërkohë që shpërndarja e rasteve sipas qyteteve është: 21 raste në Berat, 13 raste në Kuçovë, 1 rast në Urë-Vajgurore, 1 rast në Skrapar dhe 1 rast në Poliçan.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se ajo që vihet re edhe sot është fakti se mes të prkeurve dominojnë në masë moshat e reja, edhe pse me simptoma të lehta.

Mes të prekurve të ditës së sotme regjistrohen disa edukatore dhe sanitare kopshti. 2 edukatore dhe 1 sanitare në kopshtin e fshatit Novaj,1 sanitare në kopshtin “1 Qershori” në Kuçovë dhe 1 edukatore në një kopsht në Poliçan janë konfirmuar sot “pozitivë” me SarsCov-2.

 

 

Mes rasteve të të prekurve me Covid-19 të 24-orëve të fundit konfirmohen edhe 13 pensionistë të moshave 72-79 vjeç, ndërkohë që numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit është ulur në 844.

360grade.al

Tre shkallët e rënies së fushatës së Marshallit (Ramës)

Të tjera