» “Shqiptar m …”, trajneri italian dënohet 5 vjet pasi ofendimit racist

“Shqiptar m …”, trajneri italian dënohet 5 vjet pasi ofendimit racist

Racizmi në futbollin italian vijon të jetë ende i pranishëm. Fyerjet ndaj një futbollisti shqiptar janë cilësuar si një ngjarje shumë e rëndë dhe vepër penale që duhet ndëshkuar rreptësisht nga Prokuroria e Trentos. Kjo e fundit ka dënuar me 5 vite përjashtim nga çdo lloj impianti futbollistik amator trajnerin Luca Tiozzo, i cili kishte fyer gjatë një ndeshje të Serisë D futbollistin Grasjan Aliu.

Trajneri në fjalë ishte dënuar 4 muaj, të cilat u kthyen në 2 pas Apelit, nga drejtësia sportive italiane, pasi gjatë ndeshjes mes skuadrës së Sedicos që drejton dhe Adrieses të luajtur në dhjetor, kishte ofenduar futbollistin: “Shqiptar m …” gjatë sfidës.

Gjyqtari i katërt dëgjoi gjithçka dhe i dha karton të kuq, nga i cili erdhi edhe pezullimi nga Federata Italiane. Por ndërkohë, Prokuroria në Trento hapi hetim dhe pas dy muajsh, u vendos se kjo përbënte shkelje të rëndë me bazë etnie.

360grade.al

Tre shkallët e rënies së fushatës së Marshallit (Ramës)

Të tjera