» Basha mbledh drejtuesit e qarqeve, zbulohen pikat që do të diskutohen

Basha mbledh drejtuesit e qarqeve, zbulohen pikat që do të diskutohen

Edhe këtë të diel kreu i PD-së, Lulzim Basha do të mbledh drejtuesit politik të 12 qarqeve të vendit. Ashtu sikurse tashmë është bërë rutinë e çdo të diele pasdite, Basha dhe ekipi drejtues i fushatës bëjnë bilancin e punës së përjavshme në terren.

Javën e kaluar Basha kërkoi denoncime konkrete lidhur me tentativat nga ana e kundërshtarëve politikë për të manipuluar procesin zgjedhor. Kryedemokrati ka kërkuar vigjilencë për çdo rast të mundshëm. Kjo porosi u konfirmua edhe nga Sekretari i Përngjithëm, Gazmend Bardhi të hënën e kaluar nga Elbasani, i cili tha se PD nuk do të lejojë manipulimin e procesit zgjedhor dhe përdorimin e administratës për efekte elektorale.

Basha nga ana tjetër, i ka kërkuar drejtuesve politikë edhe të intensifikojnë takimet për të identifikuar votuesit e mundshëm, për të dëgjuar problemet e tyre, por edhe për të shpalosur sa më qartë programin politik të demokratëve.

360grade.al

Tre shkallët e rënies së fushatës së Marshallit (Ramës)

Të tjera