» “Çfarë nuk të pëlqen tek unë?” Kandidatja për të zënë një vend në listat e Ps-së ia thot troç Ramës: Je arrogant

“Çfarë nuk të pëlqen tek unë?” Kandidatja për të zënë një vend në listat e Ps-së ia thot troç Ramës: Je arrogant

Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e sotme në një takim me kandidatët e mundshëm për deputet, të cilët kanë garuar për të fituar një vend në lista përmes platformës “Deputeti që duam” të hapur nga Partia Socialiste. Rama në pyetjet e tij kërkon nga kandidatët të evidentojnë problematikat e PS-së ose defektet e tij personale.

Një kandidatëe iu përgjigj troç duke i thënë kryeministrit se je arrogant.

Rama: Çfarë s’të pëlqen tek unë?

Kandidatja: Më pëlqen që jeni i drejtëpërdrejtë…

Rama: Fol troç, mos ki asnjë frikë..

Kandidatja: Jeni i drejtëpërdrejtë, por kjo ka dhe anën e vet negative. Sepse i vendosni në ndrojtje njerëzit që keni përballë.

Rama: Shumë e butë kjo akuzë, ma thuaj pra troç..

Kandidatja: Jeni pak arrogant.

Rama: Ok, e the butë, e di që shumë e thonë këtë, mbase jam, por mendoj që ajo që mua më etiketohet si arrogancë është në fakt drejtëpërdrejtësia, e folura troç dhe mbrojtja e këmbëngulja e bindjeve të mia.

360grade.al

Tre shkallët e rënies së fushatës së Marshallit (Ramës)

Të tjera