» Banorët raportojnë dy shpërthime të fuqishme në Lezhë/ Policia vihet në alarm, ja informacionet paraprake mbi ngjarjen

Banorët raportojnë dy shpërthime të fuqishme në Lezhë/ Policia vihet në alarm, ja informacionet paraprake mbi ngjarjen

Dy shpërthime të fuqishme dhe të njëpasnjëshme janë ndjerë në zonën e Lezhës rreth orës 19:40 dhe 19:41 minuta, raportojnë banorët e zonës.

Raportohet se shpërthimet janë ndjerë në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe Ishull Lezhë.

Policia është vënë në alarm, por ende nuk ka identifikuar specifikisht vendin e shpërthimit. Zhurma ka qenë e fuqishme dhe është ndjerë në të gjithë zonën.

Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./panorama

360grade.al

Zheji: Fitorja e Albin Kurtit dhe dridhmat e megakorrupsionit shqiptar…

Të tjera