» Zgjerimi me 12 milje i Greqisë/ Shtyhen me një ditë diskutimet në Parlament, Dendias falënderon edhe partitë e opozitës: Për herë të parë…

Zgjerimi me 12 milje i Greqisë/ Shtyhen me një ditë diskutimet në Parlament, Dendias falënderon edhe partitë e opozitës: Për herë të parë…

Është shtyrë me një ditë debati në Parlamentin grek lidhur me projektligjin për shtrirjen me 12 milje të Greqisë në detin Jon.

“Kathimerini” raporton se diskutimet do të shtrihen në dy ditë me qëllim që t’u jepet kohë deputetëve që të shprehin qëndrimet e tyre lidhur me çështjen.

Duke folur mbi projektligjin, ministri i Jashtëm Dendias tha se për herë të parë që prej vitit 1947 Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale, dhe ka të bëjë me një sipërfaqe 13 mijë kilometra katrorë, duke përfshirë zonën brenda gjireve.

“Duke marrë parasysh që e gjithë sipërfaqja e vendit është 135, 000 kilometra katrorë, fushëveprimi i këtij zgjerimi është i dukshëm”, u shpreh ai.

Kryediplomati përshëndeti edhe partitë e opozitës që e mbështetën projektligjin gjatë diskutimeve në Komisionet Parlamentare.

Legjislacioni,- shtoi ai, “ka një element historik dhe unë do të doja të falënderoja ngrohtësisht palët për bashkëpunimin”.

360grade.al

Zheji: Fitorja e Albin Kurtit dhe dridhmat e megakorrupsionit shqiptar…

Të tjera