Putin sfidon temperaturat nën -14 gradë/ Zhytet në ujërat e akullta për të nderuar Epifaninë, ja pamjet

Presidenti rus Vladmir Putin ka sfiduar temperaturat duke u zhytur në ujërat e akullta të një pishine në formë kryqi, për të festuar Epifaninë.
Pamjet janë transmetuar nga televizioni shtetëror rus.
68-vjeçari shfaqet duke u zhytur në ujë tri herë, në emër të trinisë, Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë.
Ndërkaq termometri regjistronte shifrat e frikshme -14 gradë celsius. “Presidenti rus po ndjek traditën”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov.
Temperaturat në rajonin e Moskës kanë qenë nga -20 deri në -4 gradë ditët e fundit.
360grade.al