» E rëndë/ Emigranti tenton të përdhunojë pastruesen në lokalin grek, viktima e godet në kokë dhe i shpëton sulmit. Ja thirrja e policisë për qytetarët

E rëndë/ Emigranti tenton të përdhunojë pastruesen në lokalin grek, viktima e godet në kokë dhe i shpëton sulmit. Ja thirrja e policisë për qytetarët

Një emigrant në Greqi, me shumë gjasa një pakistanez, ka sulmuar brutalisht një grua, në një kafene, në Kaminia. Emigranti, i cili mbante veshur një kapuç të errët, prej ditësh e vëzhgonte shënjestrën e tij.

Mediat greke raportojnë se sapo ai hyri në kafenenë e Kaminia, shkoi në drejtim të 54-vjeçares, e cila punonte pastruese, nxori një zinxhir të trashë, që mbante në qafë, ia përdrodhi rreth qafës për ta mobilizuar dhe u përpoq ta përdhunonte.

Oficerët e policisë të Departamenteve të Sigurisë së Kaminia dhe Neos Faliroduke të cilët po merren me zbardhjen e ngjarjes u bënë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në gjetjen e përdhunuesit, para se ai të sulmojë një tjetër viktimë.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, të një jave më parë, rreth orës 21:45.

Kafeneja në Kaminia sapo ishte mbyllur dhe gruaja 54-vjeçare ishte brenda dhe po pastronte, kur papritmas ndjeu se dikush po i afrohej.

Teksa kthehej dhe pa pasur mundësi të reagonte, ajo sheh një burrë të huaj, me tipare të errëta, i cili sipas saj mund të ketë qenë me origjinë pakistaneze, ishte i veshur me kapuç dhe ishte e gjatë rreth 1.70-1.75.

I huaji me kapuç nxitoi ta mobilizuar dhe me lëvizje të shpejta nxori një zinxhir që ai e mbante në qafë. Ai e kaloi atë rreth qafës së gruas dhe më pas nisi t’i hiqte rrobat.

Në momentin që ai u përpoq t’i hiqte të brendshmet dhe të zgjidhte zinxhirin, viktima kapi një objekt dhe e goditi në kokë. Duke përfituar nga fakti që autori i krimit u dëmtua, ajo u ngrit, vrapoi te dera, e hapi atë dhe doli në rrugë duke bërtitur për ndihmë, ndërsa përdhunuesi doli dhe humbi në rrugicat e zonës.

Gruaja raportoi incidentin në Polici dhe autoritetet, të udhëhequr nga dëshmia e 54-vjeçares, po kërkojnë të huajin përdhunues në mënyrë që ta prangosin para se të kryejë një sulm tjetër.

360grade.al

Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera