» Vrau dhe murosi shqiptarin Astrit Lamaj, jepet dënimi për argjendaren italiane. Prokuroria zbardh motivet e krimit

Vrau dhe murosi shqiptarin Astrit Lamaj, jepet dënimi për argjendaren italiane. Prokuroria zbardh motivet e krimit

Zbulimi i një skeleti të murosur në murin e një rezidence luksoze në Senago shkaktoi një sensacion në janar të vitit të kaluar.

Për krimin e ndodhur në vitin 2013, Carmela Sciacchitano, 65-vjeçe, ish-e dashuruara e viktimës, Astrit Lamaj, u dënua me 30 vjet burg

Shtetasi shqiptar ishte 42 vjeç kur u mbyt në një vilë në Muggiò, në zonën e Monzës dhe më pas u muros në një rezidencës luksoze në ndërtim atëherë.

Trupi i pajetë u gjet gjashtë vjet më vonë, falë deklaratave të një bashkëpunëtori të drejtësisë.

Dënimi u shqiptua këtë të enjte pasdite. Përveç saj, gjykata dënoi edhe vëllezërit Angelo dhe Carmelo Arlotta, përkatësisht me 24 dhe 14 vjet burg.

Gruaja, sipas prokurorit Rosario Ferracane, porositi vrasjen e ish-it të saj për ta “ndëshkuar” për ndërprerjen e marrëdhënies së tyre romantike dhe për shkak se dyshonte se ai e kishte vjedhur në të kaluarën, shkruan “Corriere”.

Përpara krimit, ajo kishte kërkuar një lloj “autorizimi” nga anëtarët e klanit Cammarata, familja mafioze hegjemonike në vendin e saj të origjinës, Riesi, në provincën e Caltanissetta.

Pasi u zhvendos në Genova, gruaja tregtonte bizhuteri dhe madje ishte shfaqur në disa tele-shitje në transmetuesit lokalë. Ajo u arrestua pranë aeroportit të Genova në përpjekje për të udhëtuar drejt Brazilit.

360grade.al

Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera