» Kritikat nga Lajçak, Hoti: Kërkesat për vizita nga Serbia trajtohen sipas situatës

Kritikat nga Lajçak, Hoti: Kërkesat për vizita nga Serbia trajtohen sipas situatës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, adresoi çështjen e aprovimit apo mohimit të vizitave nga funksionarë të Serbisë në vend. Duke komentuar letrën e Miroslav Lajçak, në të cilën përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun i kërkoi Prishtinës të lejonte këto vizita, shefi i qeverisë tha se këto kërkesa trajtohen sipas ndjeshmërisë së situatës që kalon vendi.

“Marrëveshjet i respektojmë dhe jemi pro lëvizjes së lire, nuk ka diskutim, ne po punojmë në proces të dialogut që të përmbyllim të gjitha çështjet e hapura që i kemi me Serbinë, por nganjëherë disa çështje janë mjaftë të ndjeshme dhe në kontekst të ndjeshmërisë së situatave. Unë kam pranuar letrën nga zoti Lajçak do t’i përgjigjem dhe në fakt jam në komunikim të rregullt me të, por çdo kërkesë për vizitë duhet të trajtohet në kontekst të ndjeshmërisë së situatës nëpër të cilën po kalojmë”, u shpreh Hoti.

Kjo situatë erdhi pasi qeveria e Kosovës i refuzoi lejen presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të vizituar disa zona të vendit. Hoti komentoi edhe një reagim të ministrisë së Jashtme, me të cilën nxiste Vuçiç të kërkonte falje për gjenocidin ndaj popullit të Kosovës në mënyrë që t’i lejoheshin vizitat.

“Qëndrimet zyrtare të qeverisë i përfaqësoj unë, jo tjetër kush, sigurisht unë i koordinoj çështjet me ministrat përkatës, ministrat nganjëherë mund të kenë qëndrime te caktuara por ato në fund koordinohen me mua”.

Lajçak në letrën e tij thotë se është shqetësuese ndalimi që i është bërë presidentit serb për të hyrë në Kosovë. Sipas zyrtarit të BE-së, ky është një sinjal shumë negative për besueshmërinë e Prishtinës në procesin e dialogut dhe dëmton përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve.

360grade.al

Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera