» “E vodhën, Maradona iku i varfër”: Zbulimi nga Argjentina, tregon prapaskenat e betejës ligjore për çfarë ka mbetur

“E vodhën, Maradona iku i varfër”: Zbulimi nga Argjentina, tregon prapaskenat e betejës ligjore për çfarë ka mbetur

“Maradona nuk kishte pothuaj asgjë në bankë, iku nga kjo jetë në varfëri”. Zbulimi që po bën zhurmë në Argjentinë është i Luis Ventura, gazetari argjentinas prej vitesh pranë Diegos e rrethit të tij intim. Ventura ka lëshuar këtë bombë pak orë pas vdekjes së Pibe de Oro, duke shpjeguar se pasuria e madhe e grumbulluar fillimisht si lojtar e pastaj si trajner e nga imazhi janë “shpërndarë pjesërisht për shkak të të qenit dorëshpuar e, në pjesën më të madhe, nga ata që e rrethonin me qëllimin për ti zbrazur xhepat”.

ZBULIMI — “Maradona vdiq i varfër”, ka theksuar Ventura në studion e programit televiziv “Fantino a la tarde”. Atyre që pyetën si mund të shpenzohet një pasuri e tillë prej dhjetëra milionë dollarë, fryt i pagës së lartë në kohën kur stërviste në Dubai, Ventura i është përgjigjur duke përfshirë në cështje familjarë e miq që e rrethonin për një qëllim. “Nuk kishte më gjurmë prej saj, gatu u zhduk gjithcka”, garantoi Ventura, duke theksuar se kohët e fundit Maradona kishte jetuar “ekskluzivisht me pagën që merrte nga Gimnasia La Plata”.
SHPENZIMET — Deklaratat e Venturës befasojnë jo vetëm për pasurinë e madhe të fituar nga Diego në Dubai, por edhe në kujtesë të kontratës milionere me Dinamo Brest ku ishte president nderi (detyrë që i sillte 20 milionë dollarë në vit për tre vjet) e 150 mijë dollarë rrogë mujore që i garantonin Dorados të Sinaloas, skuadër që e stërviti para se të kthehej në atdhe për tu ulur në pankinën e Gimnasia. “I kanë vjedhur gati gjithcka, pjesën tjetër e humbi se nuk ishte i aftë ti thoshte jo askujt. Mjafton ti thoshe e ai jepte”, ka shtuar Ventura.

BETEJA PËR TRASHËGIMINË — Tani e gjithë cështja është sa është pasuria e Maradonës e cfarë do të ndodhë me trashëgiminë e tij, ku nuk përjashtohet një betejë ligjore mes shumë familjarëve të Diez (nga ish-gruaja Claudia deri tek ish dy të fejuarat Veronica Ojeda e Rocio Oliva, duke kaluar edhe nga fëmijët e shumtë). Sipas mediave argjentinase të katalogohet trashëgimia e Maradonës është një detyrë e komplikuar. E vetmja siguri është llogaria bankare të cilës mund ti shtohen pasuritë imobiliare (mes të cilave një ndërtesë e tërë e dy apartamente në Buenos Aires përvec vilës Tigre ku po qendronte pas operacionit). Mund të llogariten edhe 6 makinat e luksit (mes Bmw, Audi e Rolls Royce), pa numëruar kontratat e sponsorizimeve e disa investime të rëndësishme jashtë kufijve, nga Kuba në Itali. Nëse sa ishte në jetë ata që e rrethonin kanë marrë gjithcka kanë mundur, tani është gati të nisë beteja ligjore për të rrëmbyer burimet e fundit të mbetura.

360grade.al

Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera