» Bahri Shaqiri: 1 vit pas tragjedisë dhe zero rindërtim në Shijak. Rama kërcënoi banorët

Bahri Shaqiri: 1 vit pas tragjedisë dhe zero rindërtim në Shijak. Rama kërcënoi banorët

Përfaqësuesi i LSI-së në Durrës, Bahri Shaqiri ka denoncuar sot braktisjen që shteti u ka bërë banorëve të prekur nga tërmeti në Shijak. Në një reagim në Facebook, Shaqiri shprehet se asnjë nga pallatet e dëmtuara nuk është rindërtuar në këtë zonë edhe pse tërmeti shkaktoi po aq dëme sa në Thumanë dhe në Durrës.

“1 vit pas tragjedisë dhe ZERO rindërtim në Shijak. Nga 18 pallate të dëmtuara rëndë ZERO pallate të ndërtuara. 1 vit Shijaku i braktisur nga qeveria dhe me qindra familje ende të pastreha”,- shkruan Shaqiri.

Ai shtoi se kryeministri ka gënjyer banorët e kësaj zonë dhe i ka kërcënuar se nëse nuk votojnë PS nuk do të kenë banesa.

“Me paturpësinë, gënjeshtrën dhe me ligësinë më të madhe, kryeministri në largim ️ kërcënoi pak ditë më parë banorët e Shijakut dhe Durrësit se po të largohet “Rilindja” nuk do të ketë më rindërtim. “Rilindja” do largohet më 25 prill. Ky është një fakt i patjetërsueshëm. Dhe qeveria e re do nisë rindërtimin real, të vërtetë, të prekshëm, të shpejtë dhe transparent duke u shërbyer banorëve dhe duke çuar përpara drejtësisë të gjithë ata që zhvatën dhe abuzuan financiarisht me fatkeqësinë e banorëve dhe familjeve të thjeshta”,- deklaron Bahri Shqairi.

360grade.al

Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera