» Covid në Itali, 822 viktima dhe 29 003 raste të reja të infektuar në 24 orë

Covid në Itali, 822 viktima dhe 29 003 raste të reja të infektuar në 24 orë

Për të dytën ditë radhazi në Itali ulet numri i pacientëve Covid të shtruar për kurim në strukturat spitalore e dita e sotme regjistron dhe një reduktim dhe të numrit të pacientëve të shtruar në repartet e terapisë intensive.

Numri i të infektuarve vazhdon të shënoj gjithashtu një tendencë ulje në krahasim me javën e shkuar dhe pse numri i viktimave vazhdon të jetë i lartë.

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 822 viktima më shumë e 29.003 raste të reja të infektuar nga pandemia.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Itali nga nisja e emergjencës Covid është 1.509.875 e 52.850 janë viktima.

Persona aktivë pozitivë me koronavirus në Itali janë 795.845 .

Fatmirësisht dita ditës numri i pacientëve që shërohen nga Covid është mjaft i lartë. Dita e sotme ka shënuar 24.031 të shëruar më shumë e numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 661.180.

Sot në Itali është verifikuar dhe një e dhënë mjaft pozitive pasi numri i pacientëve që kërkojnë kurim në strukturat spitalore është ulur me -275 e aktualisht po kurohen në spitalet italiane 34.038 pacientë.

Reduktim kanë shënuar dhe pacientët në repartet e terapisë intensive.

Janë 2 pacientë më pak se një ditë më parë e numri i tyre për kurim intensive është 3846.

Në 24 orët e fundit në Itali janë kryer 232 .711 tamponë e numri i tyre total i tyre i kryer deri më sot është 21 milionë.

360grade.al

Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera