» Situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, përhapet më shumë në festa

Situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, përhapet më shumë në festa

Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik, Besim Zekiri, tha se Covid-19 përhapet nga grupimet e mëdha dhe festat, ku njerëzit janë pa maska dhe nuk i respektojnë rregullat. Sipas tij, vatrat e virusit gjenden me vështirësi në kushtet kur ka numra të lartë të rasteve të reja. Nga ana tjetër, ai thotë se anketat epidemiologjike ndihmojnë nëse bëhen me kohë.

“Mënyra e përhapjes kryesisht është në grupime të mëdha, ahengje, ku njerëzit ekspozohen pa maska dhe nuk kanë kujdes për masat tjera për mbrojtje. Është e vështirë të gjenden vatrat në kushtet kur kemi numra të lartë të rasteve të reja, por vatrat kryesore janë në familje dhe organizata punuese. Epidemiologët tashmë një kohë të gjatë punojnë jashtë orarit dhe gjatë fundjavave, por edhe përkundër kësaj, anketat bëhen me vonesa. Anketat ndihmojnë nëse bëhen me kohë, me çka të izolohen të infektuarit dhe kontaktet e tyre”, tha mjeku Zekiri.

360grade.al

Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera