Rama në Abu Dhabi në takim me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe

Kryeministri Edi Rama është pritur në Abu Dhabi nga ministri i Jashtëm, Sheik Abdullah Bin Zayed Al Nahyan.
Takimi vjen pas firmosjes së dy marrëveshjeve, njëra për fillimin e Rindërtimit të 2000 apartamenteve në Durrës dhe tjetra, për bashkëpunimin ekonomik ndërqeveritar me fokus investimet direkte.
Kreu i qeverisë shqiptare shoqërohet në këtë vizitë nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj si dhe ministrja e Ekonomisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
360grade.al