» Tërmeti tragjik, Grida Duma: Për Rilindjen janë shifra, jo njerëz

Tërmeti tragjik, Grida Duma: Për Rilindjen janë shifra, jo njerëz

Ekipi i Partisë Demokratike që ka ndjekur procesin e rindërtimit pas tërmetit zhvilloi sot një konferencë për shtyp, ndërsa sot u shënua përvjetori i asaj dite tragjike.

Gjatë fjalës së saj ish-deputetja e PD, Grida Duma tha se pavarësisht të gjithave, me e keqja është ç’qeverisë Edi Rama.

Grida Duma: “Çfarë ka më keq se tragjedia e e humbjes së jetëve njerëzore, e humbjes së shtëpisë, pronës?!

Shtëpia, prona është materializimi i gjithë përpjekjes jetës i murëzuar.

Jo vetëm kaq është nevoja për të siguruar trashëgiminë e fëmijëve.

Çfarë ka më keq?!

Nuk janë retorikë, e cila mbaron, “jo nuk mund të ketë më keq”. Paska më keq, shqiptarët provuan që paska më keq se të prekësh fundin me humbje.

Më keq është të ç’qeverisë Edi Rama.

Veç pamjeve të rrënojave dhe të tragjedisë, në ditën në vijm pas 26 Nëntorit të kaluar, kemi dëshmuar gjendje e situata njerëzore nga më të rëndat.

Dëshmuam se si shteti i vrau banorët e Thumanës kur mund t’i kishte shpëtuar nga Shtatori i të njëjtit vit kur tërmeti i parë i dha goditjen e kur mund të parandalohej tragjedia.

Kemi dëshmuar se si familjarët ngjiteshin në objektet gati për tu rrëzuar që të shpëtonin ndonjë orendi nga investimi i jetës.

Një realitet fatal, të vësh jetën në rrezik për të shpëtuar diçka nga prona, sepse prona përfaqëson atë çka ka prodhuar jeta. Por jo vetëm kaq, por sepse shqiptarët jetojnë nën një qeverisje ku po nuk pate asgjë je një asgjë. Sepse e dinë që si të pamundur janë të mundur, nga qeveria e vet.

Këtë e kanë provuar me Edi Ramën.

Provuan dhe panë se si në ditët më të zeza i shfrytëzoi si kavie që i reklamonte fatkeqësinë, ekran më ekran, duke mbuluar paftësinë dhe pangopësinë.

Provuan dhe panë që për Edi Ramën janë shifra jo njerëz.

Të goditurit janë edhe më shumë të kërrusur se mbajnë mbi shpatulla veç humbjeve, mbipeshën më të madhe nga tallja, sorrollatja dhe padijenia për të nesërmen.

Asnjë datë, asnjë radhë asnjë informacion nuk kanë se kur, kur do të mund të strehohen.

Për Edi Ramën nuk ka rëndësi të afishohet radha e pritjes së shtëpiave që duhet të strehojnë, e rëndësishme është të afishohet radha e atyre 5 apo 6 njerëzve që fitojnë tenderin e rindërtimit.

Për Edi Ramën nuk është e nevojshmë të qartësohet sa kohë do jetojnë të degdisur në çadra, në streha provizore, është e rëndësishme ti numërojë e ti shtrëngojë deri në kërcënim deri në zgjedhje.

Për Edi Ramën koha nuk janë orët ditët javët muajt vite të njerëzve pa shtëpi, pa katandi, ato janë ditët javët muajt e tenderimeve me taksat e shqiptarëve për xhepat e pazareve.

Kjo është koha e tij, koha e bastisjes, vjedhjes, jo thjeshtë paratë por edhe besimin e shkelur me premtimet mashtrime të tij.

Çdo akrep shtesë në orën e Ramës është një akrep helmues për orën e ndaluar dhe jetën e penguar të shqiptarëve.

Kjo është koha e ikur me Edi Ramën, koha që nuk duhet të numërohet më me të”.

360grade.al

Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera