» Fotot/ Doktori më seksi në botë thyen të gjitha rregullat e koronavirusit

Fotot/ Doktori më seksi në botë thyen të gjitha rregullat e koronavirusit

Mjeku më simpatik dhe më i komentuar, Mikhail Varshavski, i njohur si Dr. Miki, po akuzohet gjerësisht në rrjete sociale për hipokrizi, pasi postoi disa fotografi, ku shfaqej duke festuar pa maska dhe pa distancim social për 31-vjetorin e tij.

Varshavski, i cili numëron 3.9 milionë ndjekës në Instagram dhe 2.9 milionë në Facebook, prej muajsh ka apeluar për rëndësinë e mbajtjes së një maske për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

Megjithatë ai theu të gjitha rregullat për ditëlindjen e tij, pasi u shfaq në këto imazhe  shihni në galeri. Ai qëndron pa maska dhe ngjitur me 14 persona, shumica prej të cilave vajza me bikini.

Kujtojmë se Revista People e quajti atë, “Doktori më seksi në botë” në vitin 2015, dhe prej asaj kohe Dr. Miki është një nga mjekët më të njohur dhe më të komentuar në rrjete sociale.

 

360grade.al

Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera