» Pesë fëmijët e Maradonës “në luftë” për milionat, çfarë ka lënë në testament legjenda e futbollit?

Pesë fëmijët e Maradonës “në luftë” për milionat, çfarë ka lënë në testament legjenda e futbollit?

Vdekja e Diego Maradonës mund të shkaktojë një grindje familjare mbi pasurinë e tij ndërsa ai lë pas pesë fëmijë që i njohu si të tijët dhe gjashtë të tjerë me të cilët ka qenë i lidhur.

 

Para se të vdiste, një nga vajzat e tij bënte shaka se ai mund të bënte një ekip futbolli me fëmijët e tij, pasi një argjentinase 23-vjeçare doli si e fundit që luftonte për të provuar se kishte një vajzë me të.

Maradona kishte njohur dy djem dhe tre vajza nga katër gra të ndryshme, përfshirë ata me ish-gruan e tij Claudia Villafane dhe ish partneren afatgjatë Veronica Ojeda.

Maradona riconosce tre figli nati da due donne diverse a Cuba - la Repubblica

Giannina Maradona, një nga dy vajzat e ish-futbollistit nga Villafane, bëri shaka vitin e kaluar pasi u bënë publike emrat e tre fëmijëve që thuhej se ishin të tij në Kubë: ‘Edhe tre të tjerë të nevojshëm për ekipin prej 11 fëmijësh!!! ‘

 

Në tetor të vitit të kaluar, një zeshkane 23-vjeçare e quajtur Magali Gil u shfaq si e fundit që kishte një fëmijë me Maradonën.

Por, nuk dihet ende se çfarë ka lënë në testamentin e tij legjendja e futbollit, që u shua te merkuren pas një arrest kardiak, pak ditë pasi i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale të vështirë në tru.

foto galeri

foto galeri

 

360grade.al

Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera