» Trajtimi në banesë i pancientëve me Covid, mjeku: Oksigjeni jo pa rekomandim, rrezik përdorimi i …

Trajtimi në banesë i pancientëve me Covid, mjeku: Oksigjeni jo pa rekomandim, rrezik përdorimi i …

Doktori anestezist-reanimato Rudin Domi në spitalin Amerikan 3 në një intervistë për ABC ka dhënë detaje në lidhje me situatën dhe trajtimin e pacientëve Covid në vendin tonë.

Domi në fjalën e tij me gazetaren Juli Xhokaxhi është shprehur se është e rëndësishme që në një situatë të tillë qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të komunikojnë me mjekun dhe të mos vendosin që ta bëjnë oksigjeno terapinë në banesë.

Mjeku ka theksuar se është e rrezikshme që qytetarët ta përdorin për një kohë të gjatë oksigjenin në banesë pasi në shumë raste nuk do e kuptojnë gjendjen e familjarit i cili mund të ketë patjetër nevojë për hospitalizim.

 

“Situata është e vështirë është e ngarkuar nga pikëpamja epidemiologjike dhe e sëmundshmërisë në popullatë. Ne ndjekim në vazhdimësi në punë dhe në familje. Oksigjeni ka filluar që të përdoret dhe në shtëpi, pasi në spital është normale. Oksigjeni në shtëpi nuk mund të përdoret pa një rekomandim nga mjeku, dhe është e rëndësishme që oksigjeni të merret nga firma të licensuara dhe duhet që të respektohet mënyra e dhënies pacientit. Në reanimacion dhënia e oksigjenit është një terapi normale. Ka indikacioni nëse duhet të përdoret ose jo oksigjeni në shtëpi dhe më pas duhet të dihet mënyra se si të përdoret. Nëse çdo gjë zbatohet sipas protokollit shanset janë të mira.

Bombolat mund të jenë dhe subjekt shpërthimi dhe oksigjeno-terapia e zgjatur në shtëpi mund të krijojë një gjendje që mund të ulë vigjilencën e familjarëve pasi është një terapi që mund të cilësohet e gënjeshtër dhe në rastet që një pacient e ka të nevojshme që të shkojë në spital. Mjeku duhet të jetë afer pacientit”, është shprehur mjeku./

360grade.al

Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera