» Sondazhi në 360Gradë: Ja sa kërkojnë një Mbyllje Totale …

Sondazhi në 360Gradë: Ja sa kërkojnë një Mbyllje Totale …

Në Portalin “360grade” vazhdon sondazji, për të parë se si mendojnë shqiptarët, Lufta ndaj COVID 19/Çfarë duhet të bëjë Shqipëria?

Në daljen  e djeshme Komiteti i Ekspertëve për pandemine e koronavirusit, vendosi, duke u nisur nga shkalla e lartë e infektimit në komunitet, se universitetet do të vazhdojnë të jenë të mbyllur dhe mësimi do të kryhet on-line.

Ndërkohë ndër masat shtrënguese që janë vendosur deri tani janë kufizimi i lëvizjes për gjithë qytetarët nga ora 22 deri në 6 të mëngjesit, si dhe ndalimi i grumbullimeve me më shumë se 10 persona.

Komiteti u shpreh se situata do të monitorohet në dinamikë, nqs do të jetë nevoja për shtimin e masave shtrënguese. Shtimi i shtretërve spitalore në spitalin Covid3 dhe hapja e spitalit Covid 4, do i japin frymëmarrje shërbimit shëndetsor.

Në shume shtete të Evropës, si Italia, Franca, Gjermania, Anglia, Austria, etj, kanë marrë masa drejt në izolimi të plotë, ose të pjesshëm, në varësi të situatës së pandemisë. Ndërsa fiqinjët tanë, Greqia dhe Mali i Zi kanë mbyllur kufijtë me Shqipërinë, për shkak të shifrave të larta të infektimeve dhe lejojnë vetëm një numër të kufizuar personash, kundrejt testit të Covid-19.

Në këto kushte pyetja që shtron sondazhi në 360gradë është:

Po Shqipëria çfare duhet të bëjë?

Siç shihet nga votimi i deritanishëm, shumica 52% e votuesve mendojnë se më mirë do të ishte pa masa shtrënguese, ndoshta mendojnë se nuk japin ndonjë rezultat. 20% e votuesve tregohen të moderuar, duke votuar për një shtrëngim gradual të masave dhe vetëm 28% e tyre mendonjë se një mbyllje totale (lock down), do të ishtë zgjidhja e vetme për normalizimin e situatës dhe uljen e infektimeve dhe humbjeve të jetës.

 

Vazhdoni të votoni në 360grade.al! (për të votuar shkoni në faqen kryesore)

 

 

 

 

360grade.al

Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera