Ylli Dylgjeri: Doktoresha Najada & Co, në vend të venë vetulla po nxjerrin …veshët!!!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha trazoi ujërat me denoncimin e bërë te enjten, se po fshihet numri real i viktimave që ndërrojnë jetë nga COVID-19.
Kjo solli reagimin edhe të stafit mjekësor, me në krye shefen e spitalit Infektiv Najada Çomo, e cila i konsideroi deklaratat e Bashës së goditje ndaj punës së tyre.
Por pavarësisht çka flitet, Çomo dëshmon edhe një herë përmes një shënimi në facebook se mjekët në vijën e parë të kësaj beteje do të jenë në punë, ditë e natë për të shpëtuar jetë.
Ylli Dylgjeri me nje status ne Fb, reagon duke terhequr vemendjen se kreu i PD, i referohej shifrave te dhena nga morgu dhe jo spitalet, pra akuza e Bashes nuk kishte te bente me punen e mjekve.
Doktoresha Najada & Co, në vend të venë vetulla po nxjerrin …veshët!!!
Por Ajo duket se është keqkuptuar në thelbin e historisë… Basha deklaroi se janë fshehur vdekjet në morgun e Tiranës. Pra problemi është te morgu dhe raportimet.
“Unë po i bëj thirrje prokurorisë të shkojë në këtë moment në morg dhe të marrë evidencat e plota,
dhe të vërtetojë këtë që po them. Kjo që keni përpara, ka ardhur nga një denoncim që është verifikuar me vdekjet e raportuara dhe vdekjet e vërtetuara në morgun e Tiranës. Vetëm në spitalet Covid, jo atyre që kanë vdekur në shtëpi. Ne disponojmë edheemrat e viktimave. Ndërkohë që në këtë moment
unë kam qindra mesazhe denoncuese nga të afërm të viktimave, këto nuk janë thjesht numra por janë jetë njerëzish”, tha Basha.
360grade.al