» Debati për islamin, trondit karikaturisti Bujar Kapexhi: Mustafa Nano, nëse do më fyesh gjënë e shenjtë, unë ty të vras!

Debati për islamin, trondit karikaturisti Bujar Kapexhi: Mustafa Nano, nëse do më fyesh gjënë e shenjtë, unë ty të vras!

 

Karikaturisti Bujar Kapexhiu, ka tronditur në studion e “Open”, ku gjatë debatit për fenë islame dhe islamofobinë, referuar ngjarjeve të fundit në Francë dhe përplasjes Macron-Erdogan, iu drejtua Mustafa Nanos, ndërsa i tha: “Nëse do të më fyesh gjënë e shenjtë Nano, unë ty të vras”.

Kjo solli menjëherë reagimin e drejtueses së emisionit, Eni Vaisli, e cila iu drejtua Kapexhiut duke i thënë se asgjë nuk e përligj vrasjen dhe se “nuk do të lejoj në studion time deklarata të tilla”.

Kapexhiu shtoi se nuk mund të vendoset një shenjt në një pozicion denigrues dhe se kush është ateist, “le ta mbajë për vete, por s’ka pse fyen të tjerët”.

“Nëse Muçi e quan veten ateist, unë këtyre i them të pafe, le të mbajë atë të tijën dhe nuk ka pse të fyej një të shenjtë që e duan të tjerët. Mos e vendos në pozicione denigruese.

Karikaturistët francezë marrin guximin dhe e vizatojnë në karikaturë, po e pranojmë këtë, por mos e vendos në situata të turpshme”, tha ai.

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera