» 20 milion euro për km, 17 herë më shtrenjtë se në Kroaci/ Shtyhet për herë të dytë shpallja e firmës fituese për Milot-Fier

20 milion euro për km, 17 herë më shtrenjtë se në Kroaci/ Shtyhet për herë të dytë shpallja e firmës fituese për Milot-Fier

Nga Aulon Kalaja

Sot, Ministria e Infrastruktures do te shpallte firmen fituese me per koncesionin e autostrades se arte Milot-Fier, por edhe kesaj radhe nuk ndodhi. Justifikimi i shtyrjes ishte krejtesisht banal dhe i pabesueshem. Duhet thene se kemi te bejme me dy shtyrje. Fillimisht nga 28 shtatori u shty me 28 tetor dhe shtyrja e dyte u be nga 28 tetori ne 9 nentor.
Nuk po i qepin dot letrat, pas skandaleve te njepasnjeshme qe po plasin per kete mega-afere koruptive, me e madhja qe ka ndodhur ndonjehere ne Shqiperi.
Kryeministri Rama fillimisht deklaroi se kjo rruge do te kushtonte 1.2 miliarde euro, ndersa tani thote se kushton 1.4 miliarde euro dhe askush nuk e can koken. Mos harroni se 1 kilometer i kesaj rruge do te kushtoje 20 milion euro, ose 17 here me shtrenjte se ne Kroaci, qe po ndertohet e njejta autostrade, “koridori blu, ose adriatiko jonian”. Shqiptaret do paguajne 20 euro vajtje-ardhje per te aksesuar kete rruge.
Sipas informacioneve qe kemi “qeveria Rama” dhe kompania greke “TERNA” e paracaktuar si fituese, nuk jane rregulluar ende dhe nuk kane arritur akoma pazarin final. Secila pale kerkon leshime, ndaj kemi te bejme me te tilla shtyrje. Pra behet fjale vetem per ceshtje pazari!
Ne kerkojme qe SPAK te filloje hetime kryesisht, per kete vjedhje qe do i kushtoje shqiptareve 35 vitet e ardhshme!

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera