» “Çmimi për gazetaren Lala tjetër dëshmi e krimit elektoral në 2017”- Basha: Drejtësia e kapur nga Edi Rama nuk vepron. BE dha mesazhin se…

“Çmimi për gazetaren Lala tjetër dëshmi e krimit elektoral në 2017”- Basha: Drejtësia e kapur nga Edi Rama nuk vepron. BE dha mesazhin se…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke reaguar pas dhënies së çmimit ndaj gazetares Klodiana Lala, e cila publikoi përgjimet për blerjen e votave nga krimi i organizuar kryesisht në Shijak, thekson se dosja është aty dhe se drejtësia e kapur nga Edi Rama nuk vepron.

Për kreun e opozitës, dhënia e çmimit nga BE është një mesazh që drejtësia të paktën duhet të ngrihet në nivelin e investigimit të gazetares.

Basha kujton se ndëshkimi i krimit elektoral të vitit 2017 është një nga 15 kushtet për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit midis BE dhe Shqipërisë.

Reagimi i Bashës në Twitter:

Pas tërheqjes së Edi Ramës nga padia ndaj BILD, çmimi i Bashkimit Europian për gazetaren Klodiana Lala për investigimin “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votive”, është një tjetër dëshmi se krimi elektoral i 2017 ka ndodhur, atë e ka parë dhe e ka pranuar e gjithë bota, faktet janë aty në dosjen 339 dhe 184, por drejtësia e kapur nga Edi Rama nuk vepron.

Duke vlerësuar për investigimin gazetaren Klodiana Lala, BE qartësisht ka dhënë mesazhin që drejtësia të paktën duhet të ngrihet në nivelin e investigimit të gazetares Lala dhe të çojë përpara ligjit e pas hekurave organizatorët dhe ekzekutorët e krimit elektoral të vitit 2017.

Ndëshkimi i krimit elektoral të vitit 2017 është një nga 15 kushtet për nisjen e bisedimeve të antarësimit midis BE dhe Shqipërisë.

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera