» Tavo: E thotë FMN-ja, paketa anti-covid e qeverisë është më e ulëta në Europë

Tavo: E thotë FMN-ja, paketa anti-covid e qeverisë është më e ulëta në Europë

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo ka komentuar raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku thuhet se paketa e ndihmës anti-covid e qeevrisë ”Rama 2”, është më e ulëta në Europë. ”Në Shqipëri jo vetëm ekonomia ra, bizneset falimentuan dhe sistemi shëndetësor nuk mori asnjë mbështetje, por qeveria firsmosi tendera dhe PPP për t’i zhvatur edhe më shumë shqiptarët”,-shkruan Tavo në facebook.

Postimi i plotë

FMN: Paketa e ndihmës anti Covid-19 e Shqipërisë, më e ulëta në Europë. Mbështetje fiskale ishte rreth 1 % e PBB së vendit, më i ulëti në Europë. FMN vë në dukje se në Shqipëri paketat e ndihmës ishin më të limituara për shkak të borxhit të lartë publik.

Vendet e tjera zgjeruan shpenzimet për shëndetësinë, ofruan ndihma direkte duke subvencionuar pagesat për punonjësit që dolën të papunë nga pandemia dhe akorduan fonde për të mbrojtur vendet e punës.

Disa shtete zgjeruan programet e punësimit, duke ndihmuar firmat që mbajnë punëtorët e tyre duke përdorur fondet publike për të paguar deri në 70-80 për qind të pagave bruto për orë të tëra pa punuar ose duke siguruar lehtësim mbi kostot e punës pa pagë. Pagesat e papunësisë u zgjeruan gjithashtu.

Në Shqipëri jo vetëm ekonomia ra, bizneset falimentuan dhe sistemi shëndetësor nuk mori asnjë mbështetje, por qeveria firsmosi tendera dhe PPP për t’i zhvatur edhe më shumë shqiptarët.

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera