» Basha me ministrin grek: Domosdoshmëri abrogimi i ligjit të luftës. Prej 10 vjetësh kam thënë se çështja e detit duhet trajtuar në Gjykatën Ndërkombëtare

Basha me ministrin grek: Domosdoshmëri abrogimi i ligjit të luftës. Prej 10 vjetësh kam thënë se çështja e detit duhet trajtuar në Gjykatën Ndërkombëtare

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Denidas. Në një reagim në rrjetet sociale, Basha ka dhënë detaje nga takimi me kryediplomatin grek.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian”,- shprehet Basha.

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera