» Legjenda argjentinase kritikon Mesin: Nuk është lider

Legjenda argjentinase kritikon Mesin: Nuk është lider

Claudio Caniggia, një nga yjet e Argjentinës në të kaluarën, nuk i ka kursyer kritikat për Leo Messi-n.

“Ndoshta Messi-t i mungon aftësia për të qenë lider, kur skuadra e tij nuk është ajo më e forta, ai dështon. Messi merr përgjegjësitë që i takojnë dhe sigurisht ka karakter”.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur te Barcelona, por kam thënë gjithmonë se ai ka vështirësi kur skuadra nuk është e fortë”, ka thënë Caniggia.

Në lidhje me të ardhmen e numrit 10 të Barçës. “Messi është këshilluar keq. I kanë thënë se mund të largohej falas nga Barcelona,  por avokatët e tij janë nxituar.

Ishte e qartë se nuk do të ishte larguar kurrë nga Camp Nou”.

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera