» Emrat/ Arrestohen tre shqiptarë në Londër, kishin disa shtëpi hashashi

Emrat/ Arrestohen tre shqiptarë në Londër, kishin disa shtëpi hashashi

Policia britanike ka arrestuar tre shqiptarë të cilët merreshin me kultivimin e hashashit. Leon Tosku, 42-vjeç, Altion Qosla, 44 vjeç dhe Erion Beqiraj 35 vjeç janë kapur duke kultivuar bimën narkotike në disa shtëpi.

Vlera që kapte malli në treg është rreth 500 mijë paund.

Ata kanë qenë nën vëzhgim dhe u janë gjetur 3 shtëpia në të cilat kishin mbjellë hashash dhe dyshohet se ishin të përfshirë edhe në zona të tjera në kultivimin e bimës narkotike.

Oficerët e policisë i kanë arrestuar shqiptarët më datë 10 shtator, pas hetimeve mbi aktivitetin e tyre.

Gjithsesi, gjykata ka vendosur që ti lirojë me kusht ndërsa hetimet vazhdojnë.

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera