» Anulohet ceremonia e çmimeve Nobel 2020, ja si do të shpallen fituesit

Anulohet ceremonia e çmimeve Nobel 2020, ja si do të shpallen fituesit

Për herë të parë që prej vitit 1944 nuk do të ketë ceremoni çmimesh Nobel në Stokholm dhe arsyeja është e qartë pandemia.

Ceremonia e Çmimeve Nobel, për herë të parë pas 76-vjetësh, është anuluar për shkak të përhapjes së koronavirusit në gjithë botën.

“Fituesit do të shpallen vetëm në internet për shkak të pandemisë”,- thuhet në deklaratën e sotme të Fondacionit Nobel, i cili administron ndarjen e çmimeve prestigjioze.

Çmimet për arritjet në fusha të tilla si shkenca, letërsia dhe paqja u krijuan dhe u financuan me vullnetin e shkencëtarit dhe biznesmenit suedez Alfred Nobel, që nga viti 1901.

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera