» “Koka e grupit ndërkombëtar të kokainës u arratis nga tre burgje të sigurisë së lartë në Evropë”- Artan Hoxha: Pse në Dubai jetojnë bosët kryesorë të drogës

“Koka e grupit ndërkombëtar të kokainës u arratis nga tre burgje të sigurisë së lartë në Evropë”- Artan Hoxha: Pse në Dubai jetojnë bosët kryesorë të drogës

Duke folur për rastin e Eldi Dizdarit, i arrestuar nga Interpol për trafik të lëndëve narkotike, gazetari Artan Hoxha tha se Dubai  ishte vendi i preferuar i bosëve të trafikut të kokainës.

Hoxha tha se Eldi Dizdari është vendosur atje pas konfliktit me Ervin Mataj më 4 tetor të vitit 2018 në zonën e ish-bllokut.

Ai është vendosur në Dubai pas ngjarjes. Në Dubai jetojnë bosët kryesorë të trafikut të kokainës. Grupet kryesore shqiptare që merren me trafik kokaine nga Amerika Latine në Europë janë zhvendosur atje për të investuar sepse kanë fituar shuma marramendëse dhe për t’ju larguar vëmendjes. Shqipëria për ta është problem i konflikteve me njëri-tjetrin, nuk është problem autoritetesh”, tha Hoxha.

Gazetarja Fatjona Mejdini dha mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” një informacion të fundit në lidhje me Dritan (Gramoz) Rexhepin, personi i cili akuzohet si koka e grupit të kokainës që u godit gjatë operacionit “Los Blancos”

Sipas gazetares, Dritan Rexhepi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, por për këtë duhet të presë edhe 5 vjet.

Sipas informacioneve, Rexhepi do të qëndrojë edhe 5 vite në Ekuador sepse ka patur konflikt të kërkesave për ekstradim në Shqipëri dhe Itali. Shqipëria e ka për vrasjet dhe aktivitetin e tij këtu. Për dy arsye i është dhënë prioritet Shqipërisë sepse është vendi i origjinës dhe e dyta sepse vetë Dritan Rexhepi ka kërkuar të ekstradohet në Shqipëri si pasojë e familjes. Në këtë situatë ku jemi Shqipëria duhet të presi edhe 5 vite për ta ekstraduar. Kjo do të thotë që për 5 vite që ai do të jetë aktiv”, tha gazetarja Fatjona Mejdini.

Dritan Rexhepi është kërkuar për t’u ekstraduar në Itali, Britaninë e Madhe dhe Belgjikë.

Gazetari Artan Hoxha tha se Rexhepi është arratisur nga tre burgje të sigurisë së lartë në Evropë dhe më pas është zhvendosur në Ekuador ku u arrestua në vitin 2014.

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera