» “Jam e ve dhe kam për të rritur 4 fëmijë”- Gruaja e ndaluar për vjedhjen e pantallonave tregon si ia doli të shmangte alarmin në qendrën tregtare

“Jam e ve dhe kam për të rritur 4 fëmijë”- Gruaja e ndaluar për vjedhjen e pantallonave tregon si ia doli të shmangte alarmin në qendrën tregtare

“Jam e ve, kam për të rritur katër fëmijë”. Kështu e nisi shpjegimin e saj në komisariatin numër 1, E. A, e cila u shoqërua në një qendër tregtare, pasi hoqi nga dy palë pantallona kutinë e alarmit.

Burime policore të gazetës Si tregojnë se hajdutja e pazakontë u zbulua nga shitësja që dëgjoi një zhurmë të çuditshme të ngjashme me kërcitjen, zhurmë që krijohej në dhomën e provës. Më, pas shitësja pohoi në polici se gruaja që doli nga dhoma e zhveshjes ishte e moshës 42 vjeç.

Mënyra se si hajdutja u justifikua më vonë i preku dhe kasieren dhe shitësen, por ishte shumë vonë duke qenë se ndërkohë policia ishe njoftuar. “I vodha pantallonat për t’i shitur, kam fëmijë të vegjël dhe është e vështirë meqenëse nuk arrij të gjej punë”, kërkoi mëshirë 42-vjeçarja.

Vlera e dy veshjeve në total nga vlerësimi rezultoi të ishte 1700 lekë, pas aplikimit të skontos në dyqanin e vjedhur. Burimet e gazetës Si shpjegojnë se pantallonat ishin fshehur në çantën e supit të E. A. Kur oficerët  e  pyetën se me çfarë metode ia kishte dalë mbanë të largonte kutinë e alarmit, gruaja tha: përdora një palë pinca të vogla. Në përfundim, policia deklaron për gazetën Si se do referojë hajduten e ve për të hetuar në gjendje të lirë, ndërsa pantallonat e vjedhura gjersa të mbyllet dosja me urdhër të policisë do të mbahen nën ruajtje nga shitësja.

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera