» “Lë fatin e 7 miliardë njerëzve në mëshirën e 5 vendeve”, Erdogan me tone të forta: Sistemi i OKB nuk mund t’i parandalojë konfliktet dhe as…

“Lë fatin e 7 miliardë njerëzve në mëshirën e 5 vendeve”, Erdogan me tone të forta: Sistemi i OKB nuk mund t’i parandalojë konfliktet dhe as…

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se një Këshill i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB), që lë fatin e 7 miliardë njerëzve në mëshirën e 5 vendeve, nuk është as i drejtë dhe as i qëndrueshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij në përvjetorit e 75-të të OKB-së, presidenti Erdoğan theksoi se, “Pavarësisht nga idealet e përcaktuara, sistemi i OKB-së nuk mund t’i parandalojë konfliktet dhe as t’u jap fund atyre që tashmë kanë filluar”.

Siç tha ai, në mënyrë që të fuqizohet sistemi i OKB-së, së pari duhet të reformohet Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

“Nuk mund t’i tejkalojmë sfidat e sotme përmes strukturave të krijuara për nevojat e shekullit të kaluar”, tha Erdoğan.

Sipas presidentit turk, “krijimi i qendrës së OKB-së në Stamboll, në kryqëzimin e kontinenteve, do të mbështesë përpjekjet për paqe dhe stabilitet global”

“Njerëzimit i nevojitet përfaqësim demokratik, transparent, të përgjegjshëm, efektiv dhe të barabartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha presidenti Erdoğan.

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera