» Rama: Çdo drejtor institucioni që s’ka performancë të mirë do zëvendësohet

Rama: Çdo drejtor institucioni që s’ka performancë të mirë do zëvendësohet

Pas grupit parlamentar, kryeministri Edi Rama mblodhi drejtuesit politik të qarqeve. Burime nga mbledhja e shtabit elektoral bëjnë me dije se pasi drejtuesit politik kanë dorëzuar analizën e tyre përsa i përket problematikave të qytetarëve dhe përformancën e shërbimeve nga drejtuesit e institucioneve, Rama u ka kërkuar që të evidentojnë çdo drejtor që nuk i ka ofruar shërbimin e tyre qytetarëve.

Gjithashtu kryesocialisti u ka thënë drejtuesve të qarqeve që duhet bërë një rishikim i çdo drejtuesi të institucioneve publike që kanë dështuar në punën e tyre. Kryeministri, mësohet t’u ketë thënë që nuk do të lejohet më arroganca e këtyre personave ndaj qytetarëve, dhe se ata që nuk kanë përformancë të mirë duhet të zëvendësohen.

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera