» Numri i lartë i azilkërkuesve/ Revista franceze: Shqipëria, vend i zhytur në korrupsion dhe krim

Numri i lartë i azilkërkuesve/ Revista franceze: Shqipëria, vend i zhytur në korrupsion dhe krim

Numri gjithmonë e në rritje i azilkërkuesve shqiptarë është shndërruar në një problem serioz për Francën.

Lidhur me këtë fenomen, revista franceze “Marianne” i ka kushtuar një shkrim plot 3 faqe.

“Deri në 2015 kërkesat qëndruan poshtë tavanit të 3000, pastaj u rritën me 5172, në 2016, 8351 në 2017 duke e venosur Shqipërinë në krye të shteteve azilkërkuese”, shkruan e përjavshmja franceze.

Mes pretendimeve të azilkërkuesve shqiptarë janë “një kujdes më i mirë shëndetësor” dhe “problemet me hakmarrjen”, shkruan revista, ndërsa në një raport të Gjykatës Kombëtares për Azilin thuhet se: “me depresionin social dhe ekonomik që po kalon vendi shpjegon rritjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë.”.

Një tjetër arsye që përmend revista, është edhe raporti i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, e cila në vitin 2018 e përshkruante Shqipërinë një “vend i paralizuar nga korrupsioni, me kriminalitet të lartë dhe ku shteti ligjor nuk funksionon”.

Tetorin e shkuar ishte vetë kryeministri Edoarde Philippe, i cili në një intervistë për “Journal du Dimanche” ngrinte shqetësimin e qeverisë së tij mbi rritjen e skajshme të numrit të azilkërkuesve shqiptarë në Francë.

Ai do të shprehej se, një vend që synon të jetë kandidat për në BE të jetë i dyti sa i përket kërkesave për azil.

“Debati do të përfshijë “rritjen e mprehtë të kërkesës për azil”, e rritur në 123.625 njerëz në 2018, një rritje prej 22% në një vit. Në mesin e këtyre aplikantëve, ka shqiptarë dhe gjeorgjianë, shtetas të vendeve që konsiderohen “të sigurta”. Ata rënditen janë të dytët dhe të tretët, pas afganëve”, do të shprehrej ndër të tjera Philippe.

“Një vend kandidat për në BE, që është i dyti për nga azilkërkuesit. Një paradoks. Asgjë nuk është nën kontroll. Numrat pasqyrojnë një situatë alarmante. do të shtonte kryeministri i Francës tetorin e shkuar, raporton Ora News

Ndërkohë nuk munguan as seancat parlamentare për këtë fenomen. (Shih videon)

Po përse për një vend të madh si Franca përbën problem një numër më i vogël se 10 mijë azilkërkues në vit? Pse problemi merr këto përmasa kur vëtëm 6% e kërkesave të bëra nga shqiptarët miratohen, ndërkohë që Franca e ka 40 % numrin e miratimeve për të gjitha vendet?

Për këtë “Marianne” citon Pierre Hennry, drejtor i shoqatës “Franca tokë azilantësh”, i cili shpjegon se azilantët shqiptarë kërkojnë ail familjarisht dhe sipas ligjit francez ata duhet të strehohen në qendra pritëse dhe kjo përbën shqetësim për administratën deri në deportimin e tyre në Shqipëri.

Një tjetë problem është fakti se, këta azilkërkues janë shpesh viktima të bandave kriminale shqiptare. /Ora News

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera