» Tre të prekur me koronavirus në Universitetin e Vlorës, mbyllet Rektorati

Tre të prekur me koronavirus në Universitetin e Vlorës, mbyllet Rektorati

Tre raste infektimi me koronavirus janë zbuluar në Universitetin e Vlorës, në orët e fundit.

Nga tamponët e bërë në Universitetin “Ismail Qemali”, janë konfirmuar tre raste të prekur.

Kjo ka bërë që të mbyllen dy katet e para të godinës si dhe Rektorati.

Gjithashtu për të shmangur përhapjen e Covid-19, është mbyllur edhe departamenti i Biologjisë.

Nuk bëhet me dije se kush janë të infektuarit në Universitet, ndërkohë që masat për mbylljen u morën, për të mos përhapur zinxhirin e infektimit.

Pasditen e djeshme, Ministria e Shëndetësisë deklaroi se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Sakaq deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 362, ndërsa i rasteve totale të të prekurve zyrtarisht konfirmohet në 12385

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera