» Ekspertët zbulojnë efektin shkatërrues të COVID-19 tek pacientët e shëruar, që mund të zgjasë tërë jetën

Ekspertët zbulojnë efektin shkatërrues të COVID-19 tek pacientët e shëruar, që mund të zgjasë tërë jetën

Të mbijetuarit nga Covid-19 po zbulojnë simptoma, që i vuajnë ende, edhe pse kanë kaluar disa muaj që janë shëruar.

Tek të mbijetuarit u zbuluan “dhëmbëza të përhershme” të mushkërive disa muaj, pasi ata e kishin mundur sëmundjen.

Simptoma të çuditshme janë: mungesa si duhet e frymëmarrjes, truri i lodhur, rënia e flokëve, lodhja.

Spitali i Shën Vincent në Australi po kryen një hetim njëvjeçar të pacientëve me Covid.

Mjekët e shqetësuar paralajmërojnë efektet afatgjata të shëndetit pas Covid.

Një sportist maratone, 37 vjeç, i cili e kaloi lehtë pesë muaj më parë, por edhe pse u shërua nga koronavirusi, akoma nuk është rikuperuar.

Lobisti Liberal Joe Tannous, 50 vjeç, ende ka probleme dhe nuk ngjit shkallët.

Aktorja Alyssa Milano konfirmon se ajo ende ka trurin të ‘mjegullt’ pesë muaj pas sëmundjes.

Të mbijetuarit australianë nga COVID-19 kanë zbuluar dëmtimet e përhershme që la sëmundja dhe simptoma dobësuese, disa muaj pas mposhtjes së virusit.

Mjekët australianë paralajmëruan se po shohin sëmundje të tjera shqetësuese post-covid, të cilat ka të ngjarë të shkaktojnë çështje serioze shëndetësore afatgjata në vendin e tyre.

Studiuesit në Spitalin St Vincent’s të Sidneit kanë studiuar mbi 100 pacientë të rikuperuar nga COVID-19, duke zbuluar se shumë po vuajnë efekte afatgjata.

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera