» “Do e bëj edhe Europën si Shqipëria”!

“Do e bëj edhe Europën si Shqipëria”!

E keni pare ? Mbeti mbi tajare ne hava ! Sa mbaroi “misionin” e ndermjetesimit te konfliktit midis Turqise dhe Greqise per “ceshtjen e detit”, iku ne Gjermani. Aty takoi nje grup deputetesh dhe u mbajti nje leksion, se si duhet t’i zgjidh Europa problemet e brendeshme.
Ju te dashur miq mund te pyesnit. More, po a e zgjidhi lideri yne konfliktin me Greqine per detin, para se te zgjidhi konfliktin greko-turk, dhe perse nuk ploteson kushtet qe Europa i ka vendosur per hapjen e negociatave, para se tu jap leksione ?
Aha miq, nuk paski kuptuar asgje.
Konfliktin me Greqine e krijoi Berisha. Per zgjidhen ai ka patur disa alternativa. Perfundimisht, sa iku nga Erdogan, mendoi, se me mire le ta leme konfliktin ne “hava”, pasi edhe Greqia sipas tij, ka te drejte te shtohet deri ne 12 milje.
Ndersa Gjermania nuk “ka vendosur asnje kusht”, por, nguron t’i hap negociatat, sepse Europa “ka problemet” e saj te brendeshme, Prandaj po jep leksione ne Gjermani, qe ta bej edhe Europen si Shqiperia.
E keni degjuar ? Mandatin e dyte te qeverisjes, rilindasi yne u jep leksione edhe shqiptareve, per te “kuptuar”, se si ai ka bere per Shqiperine, me shume pune, se te gjitha qeverite ne 25 vjet !
Dhe ka shume te “drejte” !
Nuk kishte ndodhur ne 25 vjet qe te beheshin shkrumb e hi institucionet e shtetit te se drejtes.
Nuk kishte ndodhur ne 25 vjet qe parlamenti dhe bashkite te mbusheshin me te inkriminuar.
Nuk kishte ndodhur ne 25 vjet qe kushtetuta te ndryshohet me urdhera kryeministri.
Nuk kishte ndodhur ne 25 vjet qe veteqeverisja vendore te zevendesohej nga keshillat popullore te rretheve.
Nuk kishte ndodhur ne 25 vjet qe me urdher kryeministri te shkrihen partite politike ne nje parti, dhe te hiqen koalicionet parazgjedhore, sistem qe e solli ne pushtet liderin rilindas.
Nuk kishte ndodhur ne 25 vjet qe institucionet e shtetit dhe kushtetuta e vendit te trajtohen si asambleja e kooperatives dhe statuti i partise.
Nuk kishte ndodhur ne 25 vjet qe kryeministri i Shqiperise ta shnderronte qeverisjen e mire, ne qeverisje propagande, me ERTV qe shperndan lajme per te gjithe televizionet.
Nuk kishte ndodhur ne 25 vjet qe administrata publike te mos jete kaq e pambrojtur, pasi ligji i nepunesit civil u zevendesua nga portali i “bashkeqeverisjes” !
Nuk kishte ndodhur ne 25 vjet qe kryeministri vetmburret, se nuk ka me te mire se ai dhe i percepton zhvillimet, krejt ndryshe nga shumica absolute e shqiptareve, prandaj, duke peruruar bajpasin e Fierit, te Tepelenes, apo segmentin e shkurter te Krrabes, i fanepset, sikur i ka bere ai rruget qe te cojne, prej Tiranes ne Tepelene, prej Tiranes ne Elbasan, e duke projektuar ne 3 d HD tunelin e Llogarase, i fanepset, sikur i ka ndertuar ai Tunelet e Kukesit e Autostraden e Rruges se Kombit dhe Tunelin e Elbasanit !
Edi Rama i bindur se keto jane mrekullite e qeverisjes demokratike, deshiron qe ta bej edhe Europen si Shqiperia !
Prandaj minisria e tij deklaroi te Zone e Lire, se po mendojne per mandatin e katert, per ta integruar Shqiperine ne Europe.
Marrezia e tij po mbyllet me “kryemrekulline” e shkejes se marreveshjes se 14 janarit dhe 5 qershorit, duke ofruar per zgjedhjet parlamentare te 25 prillit, formulen e tij per “listat e perdredhura” me te cilen tall shqiptaret dhe “opoziten parlamentare”.
Pas saj, fillon edhe komedia ose tragjedia e formulave te tij qeverisese !

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera