» Killerat me motor/ Atentat shqiptarit në mes të plazhit në Itali, çfarë bënë agresorët më pas

Killerat me motor/ Atentat shqiptarit në mes të plazhit në Itali, çfarë bënë agresorët më pas

Atentat me armë një shqiptari në Itali. Ngjarja që ndodhi mesditën e së dielës ka shkaktuar tmerr dhe panik pasi ka ndodhur në një zonë të populluar si plazhi i Torvaianica.

Siç raportojnë mediat vendase, kanë qënë dy persona me fytyrë të mbuluar, që lëviznin një motorçikletë “skuter” autorët. Në orën 10:30 njëri prej tyre zbriti nga mjeti dhe hapi zjarr në plazh duke plagosur një shqiptar me precedentë penalë.

Karabinierët e “Compagnia di Pomezia” ndërhynë. I plagosuri u dërgua në spitalin San Camillo me helikopter dhe nuk është në rrezik për jetën.

Policia thotë se agresori u largua duke u përzier me turmën dhe po kërkohet në mënyrë aktive së bashku me një bashkëpunëtor, i cili dyshohet se e mori atë me një makinë.

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera