» Britania ashpërson masat / Gjobë deri në 10,000 paund për ata që nuk vetëizolohen. Gjendet zgjidhja kundër bllokimit

Britania ashpërson masat / Gjobë deri në 10,000 paund për ata që nuk vetëizolohen. Gjendet zgjidhja kundër bllokimit

Kufizimet e Covid në Angli do të bëhen më të ashpra nëse nuk ndiqen rregullat, ka paralajmëruar Matt Hancock, ndërsa qeveria ka vendosur të aplikojë gjoba 10,000 paund për persona që nuk vetë-izolohen.

Sekretari i shëndetësisë i tha BBC-së se vendi po përballej me një “pikë kthese dhe ne kemi një zgjedhje

“Nëse të gjithë ndjekin rregullat, atëherë ne mund të shmangim bllokimin e mëtejshëm kombëtar.”

Kryeministri po konsideron reduktimin e orareve nëpër pube.

I pyetur nëse Anglia mund të përballet me një bllokim tjetër kombëtar, Z. Hancock tha: “Unë nuk e përjashtoj atë, por unë nuk dua ta shoh atë.”

Të dielën,  në Mbretërinë e Bashkuar u raportuan 3899 raste të reja me covid he 18 persona të vdekur.

Ndërkohë, vizitorët janë dyndur në Blackpool këtë fundjavë, pavarësisht paralajmërimit të policisë kundër një “shpërthimi të fundit” të pandemisë.

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera