» Flet i riu shqiptar nga Shkupi, që zmbrapsi grupin racist në Maqedoninë e Veriut

Flet i riu shqiptar nga Shkupi, që zmbrapsi grupin racist në Maqedoninë e Veriut

Diten e djeshme në lagjen Gjorqe Petrov të Shkupit, një grup tifozësh ekstremistë në Maqedoninë e Veriut, i quajtur “Komitet” ofenduan shqiptarët me thirrje raciste.

Por kur disa krushq shqiptarë që po merrnin nuse u ndalën dhe dolen nga veturat dhe motorët, ata ikën nga frika dhe u shpërndane menjëherë.

Në pamjet e ngjarjes, i pari që iu afrua turmës që kërkonte shqiptarin e vdekur, ishte një i ri motoçikletën e tij dhe flamurin kuq e zi.

I riu quhet Adnan Abdullahu dhe një ditë më pas ai ka bërë një reagim.

“Dhuna nuk është zgjidhje, ka ardhur koha t’i themi STOP gjuhës së urrejtjes”, thotë Adnani në video.

Më poshtë pamjet:

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera