» “Marrëveshja e Prespës”, Tsipras-Mitsotakisit: Kërkoji falje grekëve

“Marrëveshja e Prespës”, Tsipras-Mitsotakisit: Kërkoji falje grekëve

Ish kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras ka hedhur akuza të forta në adresë të pasardhësit të tij Kyriakos Mitsotakis gjatë fjalit të tij në “Thessaloniki Helexpo Forum”.

“Kur e zgjidhëm problemin me fqinjët veriorë, zgjodhën ta ngrejnë vendin në këmbë, ndërsa tani kryeministri i Maqedonisë së Veriut i lavdëroi për besnikërinë ndaj Marrëveshjes së Prespës. E përshëndes ndryshimin e qëndrimit të Mitsotakis, por duhet t’i kërkojë falje grekëve”, tha lideri i SYRIZA-s.

Sipas Tsipras, Mitsotakis duhet t’u kërkojë falje të gjithë grekëve “të cilët i mashtroi”, për faktin se vendosi partinë para vendit dhe nxitit te qytetarët përmes gënjeshtrave urrejtje dhe përçarje”.

Deklaratat e ish-kryeministrit grek vijnë në një moment kur të gjithë prozhektorët vendas dhe jo vetëm janë kthyer nga kriza me Turqinë në Mesdheun Lindor dhe marrëveshjes së mundshme me Shqipërinë sa i përket ujërave territorialë.

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera